Shqipëria i rritë pensionet

15:44 | 22 Shkurt 2017

Këshilli i Ministrave miratoi këtë të mërkurë në mbledhjen e radhës vendimin për rritjen e pensioneve në masën 3 %, duke nisur nga data 2 mars.

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj deklaroi të mërkurën gjatë një konference për shtyp nga selia e Kryeministrisë se qeveria e kaloi vendimin për rritjen e pensioneve

“Është një rritje uniforme e cila vjen menjëherë pas paketës së solidaritet që qeveria kaloi në fund të muajit dhjetor të vitit të shkuar në favor të pensionistëve e familjeve me ndihmë ekonomike”, deklaroi Ahmetaj.

Nga ky vendi do të përfitojnë mbi 640 mijë pensionistë. “Projekti social vazhdon”, u shpreh ministri Ahmetaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara