Tre efektivë të Policisë Ushtarake janë dërguar në misionin e Forcës Shumëkombëshe dhe Vëzhgimit në Sinai të Egjiptit, me urdhër të ministrisë së Mbrojtjes të Shqipërisë.
Sipas njoftimit, Policia Ushtarake e Shqipërisë ka kapacitet që t’iu ndihmojë partnerëve ndërkombëtarë.
“Një mision i rëndësishëm që përfshin tre efektivë të Policisë Ushtarake, të cilët do të kontribuojnë me eksperiencën e tyre për 12 muaj për të përmbushur me përkushtim detyrat në kuadër të MFO. Ju urojmë efektivëve tanë ta përmbushin me sukses këtë mision fisnik dhe shpresojmë për kthimin e sigurt të tyre në atdhe!”, thuhet në njoftimin e MM-së./Arbresh.info/
Osmani bashkëbisedon me hasjanët
Zelensky konfirmon njoftimin e ShBA-së për armëpushim dhe sh...
Digjet një lokal në Radhimë të Shqipërisë, zjarrfikëset dhe ...
Përfundon protesta 90-minutëshe e opozitës në Shqipëri
Kërcënimet e ‘‘Severna Brigada’’ ndaj Kurtit, Policia: Posti...
Komandanti i KFOR-it takohet me shefin e forcave të armatosu...