Shqipëri: Pacientët me COVID-19 nuk do të votojnë në zgjedhje

12:19 | 20 Prill 2021

Kryetari i KQZ në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, ka mbyllur përfundimisht debatin për votimin e pacientëve me COVID-19.

Celibashi në një konferencë për mediat ka thënë se të sëmurët me COVID nuk do të votojnë, pasi KQZ nuk ka ngritur ndonjë qendër votimi në spitalet Covid, për shkak të pandemisë.

“Jo në asnjë prej spitaleve nuk është ngritur asnjë qendër votimit për shkak të pandemisë. Nuk duam të vëmë në rrezik shëndetin e komisionerëve dhe ata që do merren me këtë proces“, tha Celibashi.

Ndërkohë kreu i KQZ tha se është zgjidhur problemi për votimin e policëve, të cilët do të jenë në shërbim gjatë ditës së zgjedhjeve, por dhe për votimin e të gjithë të burgosurve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara