Edhe këtë vikend moti në Shqipëri o të jetë i qëndrueshëm me temperatura që shkojnë deri në 35 gradë Celsius.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak këtë të shtunë vendi do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, me mot kryesisht të kthjellët dhe temperatura që në disa zona do të arrijnë deri në 35 gradë Celsius.
Sipas parashikimit, orët e mesditës do të shoqërohen me vranësira të pakta kalimtare, kryesisht përgjatë relieveve malore.
Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 7 m/sek. Ndërkohë përgjatë vijës bregdetare, veçanërisht në jugperëndim dhe në zonat luginore, era pritet të intensifikohet duke arritur deri në 12 m/sek.
Valëzimi në det parashikohet të jetë i forcës 1 deri në 3 ballë.
Temperatura më e ulët regjistrohet në Dibër e Gjirokastër 14 Gradë C, ndërsa më e larta në Elbasan e vende të tjera në 35 Gradë C.
Në tërësi, kjo e shtunë pritet të karakterizohet nga një mot tipik vere, me kthjellime, temperatura të larta dhe kushte të favorshme për aktivitete në natyrë.
5 shqiptarë arrestohen në Britani, akuzohen për të paktën 59...
Ushtria amerikane thotë se asnjë anije nuk e kaloi bllokadën...
Nesër mot i paqëndrueshëm, me diell dhe riga shiu
ShBA-të paralajmërojnë Kinën, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe...
Rasti “Banjska”, të dyshuarit nesër dalin para Gjykatës
11 të hospitalizuar nga djegia e ndërtesës në Tiranë, ende s...