Shqipëria sot mban zgjedhjet parlamentare. Kryetari i KQZ-së, Klement Zguri, ka hapur zyrtarisht votimin duke votuar i pari në orën 7:00 tek Liceu Artistik dhe duke dhënë mesazhin se gjithçka është gati.
Në vend janë regjistruar 3.4 milionë zgjedhës, që do të votojnë për 2666 kandidatë për deputetë.
Shifrat janë bërë zyrtare nga KQZ-ja, sipas së cilës:
Në këto zgjedhje marrin pjesë 18 parti politike, të cilat kanë regjistruar 2666 kandidatë për deputetë.
Kanë të drejtën e votës, 3 milion e 452 mijë e 260 shqiptarë të cilët janë të regjistruar për të votuar në 5.362 qendra votimi.
Në listën e zgjedhësve përqindja e femrave është 49,49%, ndërkohë që kandidate femra janë 1.073 ose e thënë ndryshe 40,23%.
Zgjedhjet parlamentare do të vëzhgohen nga 5351, nga të cilët 896 janë nga misionet vëzhguese ndërkombëtare./arbresh.info/
Benita kërkon këngën e Endrit për “inat” të Klodit!
Rriten rastet e braktisjes së foshnjave në Kosovë
Protesta e 17 shkurtit/Trafiku urban do të jetë pa pagesë
Tejkaluan shpejtësinë e lejuar, policia gjobit me nga 200 eu...
Rama: Mospërfshirja e buxhetit të Prishtinës cenim i rendit ...
Osmani uron Ditën e Komunitetit Ashkali në Kosovë