Shqipëri: 12 të vdekur dhe 775 raste të reja me COVID-19

17:48 | 15 Shkurt 2021

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka bërë të ditur situatën e COVID19 në 24 orët e fundit në Shqipëri.

Janë kryer 2698 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 775 qytetarë. Në 24 orët e fundit janë shëruar 972 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 57,736 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 547 pacientë, 23 në terapi intensive nga të cilët 11 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 12 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID. 6 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Mati, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Fieri të moshave 50-76 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Lajmet më të lexuara