Dy fëmijë kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e djeshme në Yrshek të Tiranës, pas një shpërthimi pranë një ish-repartit ushtarak.
Burime nga Policia bëjnë me dije se fëmijët ishin duke luajtur në një shtëpi të braktisur dhe po qëllonin më gurë drejt një objekti, i cili dyshohet se ka qenë predhë ose municion tjetër dhe ka shpërthyer.
Fëmijët ishin rreth 20 metra larg dhe kanë mbetur të dy të plagosur. A.K 16 vjeç dhe E.K 14 vjeç janë transportuar të dy drejt spitalit të Traumës dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Të miturit kanë marrë dëmtime në këmbë për shkak të shpërthimit, shkruan Shqiparja.com.
Kanë qenë banorët e Yrshekut të cilët kanë dëgjuar shpërthimin dhe kanë shkuar pranë vendit të ngjarjes ku kanë gjetur dy fëmijët e plagosur.
Dyshimi i Policisë është që të ketë shpërthyer një predhë e vjetër, kjo edhe për shkak se ngjarja ndodhi pranë një ish-reparti ushtarak. Pritet që edhe ekspert të ushtrisë të bëjnë kontrollin e zonës.
Pak ditë më parë një tjetër shpërthim ndodhi në një repart ushtarak në Durrës. Në këtë rast kanë qenë dy punonjës që i vunë flakën barit dhe më pas shpërtheu baruti.
Osmani zyrtarizon kandidimin e mikut të saj të studimeve
Kurti për “Severna Brigada”: Kërcënimet që i bëjnë dëshmia m...
Dhjetë raste të fruthit në Kosovë, rritet interesimi për va...
Profesori Naim Telaku, pjesë e listës së PDK-së për deputetë
Ministri i Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar mbyll vizitën...
Kurti dhe Hetemi diskutojnë dokumentimin e krimeve të kryera...