Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj u nis sot për në Baku të Azerbajxhanit, ku do të marrë pjesë në Forumin e 12-të Global.
Kreu i Shtetit do të ketë një fjalim të posaçëm në forum, i cili këtë vit trajton çështjen: “Rishikimi i Rendit Botëror: Shndërrimi i sfidave në mundësi”.
Në axhendën e presidentit Begaj janë parashikuar edhe takime të veçanta me liderët pjesëmarrës në forum.
Drejtues shtetesh dhe qeverish, liderë politikë dhe aktivistë me ndikim botëror mblidhen çdo vit në Forumin Global Baku, ku diskutojnë dhe adresojnë zgjidhjen e sfidave më urgjente të kohës./atsh
BE ndalon importet e mishit nga Brazili, reagon ambasadori: ...
Specialja: 7 të akuzuar kanë pranuar ndihmë financiare nga n...
Rezoluta për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, Begaj: Qasja e...
Vetura godet një fëmijë në Pejë, dërgohet në spital
FSHF propozon Aleksander Ceferin për president të UEFA-s
KQZ certifikon pjesëmarrjen në zgjedhje për Kuvend të 3 koal...