Të ardhurat nga gjobat janë kthyer në një burim të mirëfilltë parash për buxhetin e shtetit.
Mësohet se gjatë periudhës janar – shtator 2016 Policia Rrugore vendosi dhe arkëtoi jo pak, por 665 milionë lekë gjoba, sipas Citizens Channel.
Ndërkohë, qytetet ku janë vendosur numri më i madh i gjobave janë Tirana me rreth 114 mijë, Durrësi me rreth 60 mijë dhe Fieri me rreth 42 mijë.
Shkelja që është konsumuar më shpesh dhe që ka vjelë më tepër gjoba nga qytetarët drejtues mjetesh është ajo e pushimit të gabuar. Prej saj Policia Rrugore ka dërguar në arkën e shtetit 96 800 gjoba, më tej në vendin e dytë janë shoferët që janë konstatuar duke drejtuar mjetin pa rrip sigurie.
Për këtë shkelje janë ndëshkuar 61 319 shtetas, ndërkohë në vend të tretë janë ata shoferë që ngasin mjetin dhe përdorin celularin njëkohësisht. Në 47 967 raste policia ka vendosur gjoba për këtë shkelje duke u pasuar në vend të katërt shkelja e parakalimit të gabuar që ka dërguar gjoba kundër 32 994 shoferëve.
Ia drejtori armën një personi, arrestohet i dyshuari në Pris...
U dërgua për intervistim në stacionin policor në Gjakovë, i ...
Një femër dërgohet pa shenja jete në emergjencën e Mitrovicë...
Arrestohet i dyshuari në rastin e plagosjes së 4 janarit në ...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës, rivarroset sot në Preka...
Nga homazhet në Prekaz te takimi me sportistet – agjenda e p...