8 anëtarë të dy familjeve kanë shpëtuar mrekullisht mbrëmjen e djeshme, pasi banesa dy katëshe ku jetonin u përfshi nga flakët masive të zjarrit të cilat kanë shkrumbuar totalisht katin e dytë të kësaj godine.
Edhe pse zjarrfiksja ndërhyri në kohë ka arritur të shpëtojë vetëm katin e parë pa u djegur.
Ndërkohë mësohet se njëri nga zjarrfikësit gjatë punës ka pasur probleme me asfiksimin nga tymi dhe është dërguar në spitalin e Pogradecit, pas ndihmës është në gjendje të mirë shëndetësore.
8 antarët e dy familjeve e kanë kaluar natën jashtë ndërsa mësohet se antarët e njërës familje janë me probleme shëndetësore./euronews
Karateistja Vlera Qerimi afër medaljes së bronztë në Stambol...
Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi vijojnë javën e ardhshme
11 policë të lënduar e 23 të arrestuar nga protesta e PD’së ...
Reshje lokale shiu, pritet të ketë edhe intervale me diell –...
Gjermania arreston një person nën dyshimin se po planifikont...
Për çfarë flet filmi “Sinners” që mori më së shu...