Policia e Shkodër ka mundur të kapë një të implikuar në ngjarjen e ndodhur dje më datë(01.09.2020) ku në vendin e quajtur “Prek Cali”, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi T. L.
Policia ka vënë në pranga shtetasin Z. L., 36 vjeç, banues në Shkodër.
Nga hetimet ka rezultuar që ky shtetas pas ngjarjes ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi T. L., ka qëlluar me armë gjahu, në drejtim të mjetit të autorit, i cili gjendej i parkuar në rrugicën para banesës.
Si pasojë e të shtënave është lënduar lehtë nga një saçme shtetasi B. D., 33 vjeç, banues në Shkodër, i cili pas mjekimit të marrë në Spitalin Rajonal Shkodër është larguar në banesë.
Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e gjahut, të cilën shtetasi Z. L., e kishte me lejen përkatëse.
Vijon puna për kapjen e shtetasit L. K., i dyshuar si autori i plagosjes me armë zjarri të shtetasit T. L.
Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e plotë me prova ligjore të kësaj ngjarje.
Kryeministri i Bahamas: Ky është fillimi i një marrëdhënie q...
OKB: Uria në Gaza ka përfunduar, por situata mbetet kritike
Kurti premton 3.2 milionë euro për ndërtimin e rrugës Malish...
Në Rahovec gjenden mbetje mortore që dyshohet të jenë të një...
Komandanti i FSK-së takohet me shefin e Mbrojtjes së Lituani...
Haradinaj: Njohje nga Bahamas e rëndësishme, avancimin ndërk...