Me kërkesë të grupit parlamentar socialist, kuvendi ka vendosur të përjashtojë për 10 ditë nga punimet e Kuvendit 6 deputetë të opozitës.
Ata janë Sali Berishës, Gazment Bardhi, Flamur Noka, Albana Vokshi, Elda Hoti dhe Edi Paloka.
Arsyeja e përjashtimit janë incidentet e shkaktuara ditën e hënë në seancën e kuvendit duke penguar punën normale. Që në nisje të seancës deputetët demokratë bllokuan foltoren duke vendosur karriget si barrikade para saj ndërsa Flamur Noka ndezi disa flakadanë duke shkaktuar kaos dhe rrëmujë në sallë.
Njërin prej flakadanëve deputeti Noka e hodhi në drejtim të Kryetares së Kuvendit. Edhe pse drejtuesja e seancës mori masë disiplinore ndaj deputetit, ai vijoi përsëri të cenojë mbarëvajtjen e seancës plenare. Situata agravoi edhe më tej në momentin kur deputeti Noka i vuri flakën disa herë letrave dhe i vendosi tek karriget që ishin vendosur për të bllokuar foltoren.
Ndërsa deputeti Sali Berisha pengoi zhvillimin e rregullt të seancës plenare duke zaptuar foltoren e Kuvendit, duke shkaktuar kaos në sall fyer deputetët dhe drejtuesen e seancës, sjellje këto në kundërshtim të plotë me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”, thuhet në kërkesë e socialistëve e cila më pas u miratua./TCh
Stresi kronik mund t’ju ndezë lëkurën: Shkencëtarët zbulojnë...
Vranësira, rreze dielli dhe riga shiu – Parashikimi i ...
Komanda Qendrore e SHBA-së: Bllokada amerikane e porteve ira...
Kaosi në trafik në Prishtinë vazhdon të sfidojë qytetin
Katër këngë të reja nga Nora Istrefi me videoklip
Starmer përshëndet fitoren e Magyar në Hungari: Moment histo...