Një aksident me pasojë plagosjen e tre të rinjve ka ndodhur këtë të dielë në aksin Jal – Dhërmi.
Makina tip BMW me targa të huaja, është përmbysur në një kthesë dhe sipas policisë, shkak është bërë shpejtësia tepër e madhe me të cilën po udhëtonte mjeti dhe si pasojë ka humbur kontrollin duke u përplasur me shkëmbinjtë anës rrugës.
Mësohet se tre të rinjtë u dërguan në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën. “Një aksident i rëndë ka ndodhur në dalje të Qyteti i Himarës në zbritje të Qafë Llogara ku një mjet me targa TNZ 2840 ka humbur kontrollin dhe është përplasur me shkëmbinjtë anësorë dhe më pas është përmbysur”, thuhet në faqen e harta dixhitale në “FB”.
Reali sonte synon trepikëshin te skuadra e Muriqit pas humbj...
Kreu i PDK-së uron Ramën për fitoren e zgjedhjeve të 11 maji...
Presidentja Osmani pranoi raportin e Misionit Vëzhgues të BE...
Imami në Junik e gjen një kuletë me1300 euro, i dorëzon në p...
Costa për vizitë në Kosovë, policia tregon se në disa rrugë ...
Haxholli i drejtohet MPJD-së me 7 kërkesa për reformë në shë...