Shifrat e vaksinimeve, Rama: Do të kemi një sezon turistik të lehtësuar

10:10 | 5 Prill 2021

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka publikuar sot një grafik që tregon ecurinë e vaksinimit në botë. Në grafikun e publikuar nga kreu i qeverisë, tregohen të dhënat për vaksinimi në 7 ditët e fundit për 100 banorë dhe Shqipëria renditet në krye.

Rama shkruan se lufta me COVID-19 do të fitohet dhe do të ketë një sezon turistik të lehtësuar ndjeshëm.

“Ne do ta fitojmë këtë luftë me lidership, organizim, këmbëngulje e durim të madh dhe përmes vaksinimit të pandalur masiv, do të kemi një sezon turistik të lehtësuar ndjeshëm Të dhënat e barometrit global për ritmin e vaksinimit 7 ditët e fundit“, shkruan Rama.

Shqipëria në javën e fundit ka kryer vaksinim masiv me Sinovac, pasi mbi 10 mijë qytetarë në ditë kanë marrë dozën e parë./tvklan

 

Lajmet më të lexuara