Një gjyq për çështje pronësie ka përfunduar me rrahjen e një avokati në gjykatën e Fierit.
Pasi kanë dalë nga godina e gjykatës, palët janë konfliktuar me njëra tjetrën, duke u goditur me grushte ndërsa është përfshirë edhe avokati i njërës palë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:40 në ambientet e jashtme të gjykatës.
Personat e përfshirë në konflikt janë identifikuar si J. V., 70 vjeç, I. V., 32 vjeç dhe E. S., 37 vjeç (37-vjeçari me profesion avokat).
Dy prej tyre, J. V. dhe E. S. kanë shkuar në spital, për kryerjen e ekzaminimeve mjekësore, ndërsa I. V., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po kryhen veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Ndryshimet klimatike në Hungari, bredhat e Krishlindjeve në ...
SPAK lëshon 15 urdhër-arreste për inceneratorin e Tiranës
SHBA, veto rezolutës për armëpushim të menjëhershëm humanita...
Policia konfiskon 245 monedha metalike me nga dy euro false ...
Rrëfimi prekës i Albës, historia e sfidave të familjes
Arrestohet një person në Fushë Kosovë