Të shtëna me armë zjarri janë shënuar këtë të enjte në qendër të komunës italiane Barzio. Gjatë pasdites së vonë, një shofer nxori nga brezi një pistoletë dhe e shkrepi.
Për fat të mirë, ai e drejtoi armën drejt tokës dhe askush nuk u lënduar, raportojnë mediat lokale.
Ai që shkrepi armë ishte një shqiptar, me precedentë penal, i cili qëlloi për të trembur një tjetër shofer, edhe ai shqiptar. Ngjarja ndodhi pasi makinat e të dyve u përfshinë në një aksident rrugor.
Pas të paktën një të shtëne, autori hipi sërish në mjetin e tij dhe u largua.
Efektivët janë ende në kërkim të shqiptarit i cili qëlloi me armë, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur nga raportimet e medieve lokale.
Trepça fiton Kupën e Kosovës për vitin e pestë me radhë
Merz: Gjermania do kërkojë partneritete strategjike me Kinën...
Sot fillon Ramazani me namazin e teravisë, nesër Syfyri i pa...
Begaj uron fillimin e Ramazanit: Uroj që ky muaj i shenjtë t...
Tetë të vdekur, një i zhdukur pas pas një orteku në Kaliforn...
Gjendet i vdekur një person në Prishtinë