Një përleshje masive me sende të forta është regjistruar mbrëmjen e së mërkurës në Saeandë, ku janë përfshirë 8 persona. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 në qëndër të fshatit Xarrë, Konispol.
Policia thotë se shtetasit F.D, N.Gj, P.N, A.N dhe K.Sh janë konfliktuar për motive të dobëta dhe janë goditur me sende të forta me shtetasit V.Ç, Dh.Ll dhe L.Ç Për pasojë kanë marrë edhe disa dëmtime të lehta, por janë jashtë rrezikut për jetën. Më i lënduari në konflikt ka mbetur shtetasi F.D, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Tiranës.
Në vendngjarje policia ka sekuestruar një armë të ftohtë, thikë.
Gjithashtu gjatë kontrollit që policia ka ushtruar në banesën e shtetasit K.Sh, kanë konstatuar një sasi me rreth 741 gram lëndë narkotike Cannabis Sattiva.
Ndaj shtetasve N.Gj, A.N, P.N, F.N, L.Ç, V.Ç, ka filluar proçedimi penal në gjendje të lirë, për veprën penale ”Plagosje e lehtë me dashje” ndërsa është bërë shpallja në kërkim i shtetasit K.SH për veprën penale ”Plagosje e lehtë me dashje” dhe ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Zelenskyy: Lufta SHBA-Iran rrezikon raketat Patriot për Ukra...
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë mbështet protestën studentore ...
Interneti botëror – a e dini se kabllot nënujore dëmto...
Bashkimi triumfon në derbi ndaj Pejës
Ministria e Mbrojtjes: Mbretëria e Bashkuar rrëzoi disa dron...