Zjarri i rënë në Shëngjin gjatë natës së kaluar ka sjellë mjaft dëme duke djegur dhjetëra hektarë shkurre dhe pisha.
Menjëherë për të bërë të mundur minimizimin e flakëve në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikëset dhe policia ndërsa gjatë ditës së sotme kanë ardhur në ndihmë të tyre edhe forcat e ushtrisë të cilët kanë punuar pa ndërprerje duke u përpjekur për të shuar zjarrin këtu në malin e Shëngjinit në ndihmë të zjarrfikëseve të Lezhës kanë ardhur gjithashtu edhe forcat zjarrfikëse të Mirditës, Laçit dhe Tiranës.
Ajo që duhet theksuar është se kanë shpërthyer deri më tani 11 granata duke rrezikuar kështu edhe punonjësit që kanë qenë duke punuar për shuarjen e flakëve.
Flakët gjithashtu po ndihmohen dhe po përhapen edhe nga era që po fryjnë.
Retë e tymit kanë mbuluar pjesën më të madhe të Shëngjinit gjë e cila ka bërë që pushuesit të nisin dhe të largohen./tch
Tragjedi në Meksikë, të paktën pesë të vdekur nga zjarri në ...
AKR e Nisma nuk do të marrin pjesë në zgjedhje
VV-ja zyrtarizon koalicionin me GUXO-n, Alternativën dhe PSh...
Kusari-Lila në Zvicër: Kosova mbetet pro rrugës evropiane
Publikohen çmimet e reja të derivateve për sot, nafta 1.67 e...
Falsifikim me dokumente në Prishtinë, policia sekuestron kom...