Komanda Evropiane e Shteteve të Bashkuara i ka dhuruar Shqipërisë pajisje mjekësore, që arrijnë vlerën e 1 milion dollarëve, për Spitalin ‘Nënë Tereza’ në Tiranë.
Dhurimi përfshin shtretër spitalorë dhe dyshekë për repartin e kujdesit intensiv, ventilatorë, makineri me rreze x, aparate me ultratinguj dhe pajisje mbrojtëse.
Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka postuar disa foto nga ceremonia e donacionit të pajisjeve mjekësore dhe shkruan se Amerika kujdeset shumë për popullin shqiptar, duke kujtuar edhe një citim nga sekretari Baker disa vite më parë.
“Pra, kur dikush do të hapë atë frigorifer për të marrë një dozë vaksine, kur një pacientë të shtrihet në një nga ato shtretër, kur një ekspert të lexojë në një nga ato ekranet, shpresoj që ata të kujtojnë, thellë në zemrat e tyre, kujdesin që Amerika jep për qytetarët. Ne kujdesemi shumë për popullin shqiptar dhe ashtu sic u shpreh sekretari Baker kur ishte këtu shumë vite më parë, “Ju ishit me ne dhe ne jemi me ju”.
Ambasadori britanik mirëpret marrëveshjen Kosovë–BE për zbat...
Gjest fisnik: Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë dhuron g...
Hapet konkursi për anesteziologë të rinj në QKUK
Vetëdorëzohet në polici i dyshuari për vrasjen në Gjakovë
Bernardo Silva: Në futboll gjithçka është e mundur, do të lu...
Maqedonci: Raketat kineze të Serbisë të dizejnuara për të su...