Gjykata e Tiranës ka dënuar me një vit burg shtetasin turk Selami Simsek, teksa ky i fundit tentoi në korrikun e shkuar të kalonte nga Rinasi në Kanada përmes një vize false.
Gjykata e shpalli fajtori shtetasin turk dhe e dënoi me një vit burgim, pavarësisht kundërshtisë së avokatit mbrojtës, i cili vuri në dukje se klienti i tij qëndron prej 6 muajsh në paraburgim.
Nga ana tjetër Simsek ka kërkuar azil politik në Shqipëri, pasi njëlloj si rasti i Haru Çelik, edhe ai pretendon se jeta e tij është në rrezik në Turqi, pasi ai është përkrahës i Gylen, e shpallur si organizatë terroriste nga qeveria e Erdogan. Por ndryshe nga Harun Çelik, i cili u dëbua menjëherë në Turqi, duket se Simsek do të përballet sërish me gjykatën për të mësuar nëse do t’i pranohet kërkesa për azil apo jo.
Kujtojmë se Harun Çelik, menjëherë sapo përfundoi dënimin (edhe ai tentoi të kalojë në Kanada me një vizë false) u dëbua në Turqi. Akti në fjalë, i kryer më 1 janar, solli reagim të fortë të një sërë ndërkombëtarëve, të cilët kërkuar llogari nga shteti shqiptar se përse nuk kishte respektuar të drejtat e njeriut dhe nuk i kishte dhënë mundësinë e një procesi të drejtë mësuesit turk, i cili gjithashtu kishte kërkuar azil politik./Express
5 shqiptarë arrestohen në Britani, akuzohen për të paktën 59...
Ushtria amerikane thotë se asnjë anije nuk e kaloi bllokadën...
Nesër mot i paqëndrueshëm, me diell dhe riga shiu
ShBA-të paralajmërojnë Kinën, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe...
Rasti “Banjska”, të dyshuarit nesër dalin para Gjykatës
11 të hospitalizuar nga djegia e ndërtesës në Tiranë, ende s...