Rritja ekonomike e Shqipërisë ka gjeneruar rritje të punësimit, të pagave dhe të mirëqenies së shoqërisë shqiptare. Gjithashtu parametrat kryesorë të shëndetit ekonomik dhe financiar të vendit – inflacioni, kreditë me probleme dhe bilancet e sektorit bankar – kanë ardhur në përmirësim.
Kjo u deklarua nga guvernatori i Bankës së Shqipërisë (BSH), Gent Sejko, gjatë takimit që zhvilloi me drejtorin ekzekutiv të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Shqipërinë, Riccardo Ercoli.
Në vijim, guvernatori prezantoi programin e financimit, kryesisht për sektorin e bujqësisë. Falë këtij programi, çdo biznes i vogël e i mesëm mund të përfitojë kredi deri në nivelin e 25 milionë lekëve.
Një tjetër çështje e trajtuar gjatë takimit ishte dhe modernizimi i sistemeve të pagesave në Shqipëri.
Sipas Guvernatorit, me rritjen e kërkesës për shërbime më të shpejta dhe të sigurta, BSH ka ndërmarrë hapa konkretë për të harmonizuar kuadrin rregullator me standardet evropiane, duke synuar anëtarësimin në Tregun Unik të Pagesave në Euro (SEPA).
Drejtori ekzekutiv i FMN-së për Shqipërinë inkurajoi monitorimin e vazhdueshëm të rrezikut të kredisë bankare, të kursit të këmbimit dhe të normës së interesit, si dhe vlerësoi pozitivisht rolin dhe politikën e ndjekur nga banka qendrore, duke u ndalur në veçanti te rëndësia e kthimit të inflacionit në objektiv./rtsh/
KQZ tërheq shortin, këta janë numrat e partive për zgjedhjet...
Agjencia e OKB-së: Mburoja në Çernobil kundër rrezatimit “hu...
Samiti “Time To Decide Europe 2025”, Rama: Shqipëria u çmua ...
PDK garon me numrin 130 në zgjedhjet e 28 dhjetorit
123 – numri që do të mbajë LDK për zgjedhjet nacionale
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, ky është numri me të cilin garon N...