Saranda është një ndër qytetet më mikpritëse të turistëve të huaj, të cilët po shijojnë verën duke eksploruar bregdetin shqiptar.
Këtë gjë e vërtetojnë edhe statistikat për janar-korrik 2019 në portin e Sarandës, ku vihet re një fluks i shtuar i udhëtarëve vendas e të huaj.
Drejtoria e portit të Sarandës bën të ditur për ATSH-në se “gjatë shtatë muajve të parë të vitit me tragetet e linjës Sarandë-Korfuz, anije turistike si dhe kroçera kanë në hyrë në portin e Sarandës 265 973 udhëtarë”.
Sipas portit, gjatë kësaj periudhe numri i hyrjeve të udhëtarëve ka qenë 134, 952 udhëtarë, ndërsa numri i daljeve 131, 021 udhëtarë.
“Vitin e kaluar në të njëjtën periudhë janar- korrik 2018, numri i udhëtarëve ishte 238 696, ku 121, 792 ishin hyrje në portin e Sarandës dhe 116,904 ishin regjistruar në dalje”, bën të ditur porti.
Krahasuar me vitin e kaluar është shënuar një rritje prej 27 277 udhëtarë, që kanë mbërritur në portin në jug të vendit.
Saranda, e ndodhur në gjirin e detit Jon konsiderohet si një vendet më të bukura të rivierës shqiptare. Ajo po tërheq gjithnjë e më shumë turistët e huaj, ku vetëm për këtë vit në portin e qytetit bregdetar kanë rezervuar 42 kroçera.
Begaj takon sipërmarrësit grekë: Shqipëria ofron një terren ...
Arrestohet një zyrtar i dyshuar për keqpërdorim në prokurim ...
Peci reagon pas intervistimit në Prokurorinë Speciale lidhur...
Faton Peci po intervistohet në Prokurorinë Speciale në cilës...
Dyshime për manipulim votash në Obiliq, Prokuroria autorizon...
Faton Peci po intervistohet në Prokurorinë Speciale