Policia ka arrestuar mbrëmjen e të martës në Pogradec një 25-vjeçar.
Fabian Muçollari, nga Vërdova e Pogradecit, ishte në hetim disajavor nga agjentët e terrenit.
Siç raporton A2CNN policia në momentin e arrestimit, 25-vjeçarit i kanë gjetur e sekuestruar armë zjarri dhe një sasi droge.
Fabian Muçollari nuk është një emër i panjohur për policinë e Pogradecit dhe Korçës, pasi në vitin 2017 i riu vrau me armë zjarri automatike bashkëmoshatarin e tij Fabio Hila.
Muçollari për rreth 7 vite ka qenë duke vuajtur dënimin pranë IEVP Drenovë për këtë vepër penale dhe prej pak kohësh kishte lënë qelinë e burgut.
Arteta “çmend” Arsenalin: stërvitje me stilolapsa para ndesh...
Qeveria ashpërson masat për ndotjen, Shqipëria drejt standar...
Izraeli godet impiantin më të madh të Iranit, tensione para ...
Tensione në ndeshjen Rilindja 1974 – Trepça, u desh ndërhyrj...
“Heroi” i penalltive, 14-vjeçari nga Bosnja pritet të shpërb...
Duam drejtësi, duam drejtësi! Nuk ka shtet pa rini/ Studentë...