Sali Berisha dhe Lulzim Basha thirren në prokurorinë e Tiranës për të dëshmuar

14:33 | 10 Janar 2022

Prokuroria e Tiranës do të marrë në pyetje ish kryeministrin Sali Berisha dhe kryedemokratin Lulzim Basha. Të dy do të thirren nga prokuroria në cilësinë e dëshmitarit lidhur me të gjitha zhvillimet e ndodhura në selinë e PD ditën e hënë në 8 janar ku u panë edhe skena dhune.

Nga të dyja palët ka pasur akuza të ndërsjellta sa i përket shfaqjeve të dhunës. Ish kryeministri Sali Berisha tha se protestuesit kishin shkuar për të demonstruar paqësisht dhe ishin provokuar duke u sulmuar nga brenda selisë së PD-së. Ndërsa Lulzim Basha deklaron vazhdimisht se protestuesit ushtruan dhunë duke shkatërruar ambientet e selisë blu me qëllim për të sulmuar edhe demokratët demorkatë që ndodheshin brenda./Fax News/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara