Sa firma të shqiptarëve janë krijuar në Zvicër nga viti 2013 deri 2020

00:21 | 8 Janar 2021

Kriza e pandemisë nuk mundi të ngadalësonte themeluesit e ndërmarrjeve në Zvicër as në vitin 2020. Hulumtimi në vijim tregon se në periudhën 2013-2020 ka pasur rritje edhe në mesin e shqiptarëve që kanë themeluar ndërmarrje

45 milionë dollarë është shuma që shteti shqiptar do të duhet t’i paguajë kompanisë greke Aktor dhe asaj kuvajtiane Copri për shkeljen e kontratës për ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan. Ky është vendimi i formës së prerë i tribunalit të arbitrazhit të Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë, që mban datën 1 shtator 2020.

Çështja u regjistrua fillimisht më 15 tetor 2018 mbi pretendimin e palëve ndaj Autoritetit Rrugor Shqiptar për kostot shtesë të krijuara gjatë punimeve për lotin 1 dhe lotin 3 të rrugës.

Vendimi i arbitrazhit duket se nuk do të apelohet më tej nga ana e shtetit shqiptar, nisur nga dokumentet e zbardhura nga gjykata, por edhe në bazë të deklaratës së Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, të bërë më 7 shtator 2020, që ia ngarkonte fajin ish-partnerëve në qeverisje të LSI, duke pranuar faturën financiare.

Vendimi i fundit i arbitrazhit vërteton dhe njëherë se ndryshimet e njëpasnjëshme në këtë projekt, sipas oreksit të ministrave dhe drejtorëve që ndërroheshin dhe i përkisnin LSI, të ndjekur penalisht për shkeljet e kryera, do pasoheshin me faturë financiare për shqiptarët.

Por, edhe pse ky detyrim i formës së prerë ishte i njohur nga qeveria që në shtator, ajo ka zgjedhur që mos ta emërtojë si zë të veçantë në buxhet, duke e përfshirë pagesën në Fondin Rezervë, së bashku me vendimet e tjera të gjykatave ndërkombëtare./zyrtare/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara