Edhe pse masat kundër përhapjes së koronavirusit janë shtrirë në të gjithë vendin,njerëzit dhe bizneset në Berat nuk i janë përgjigjur thirrjes për të mbyllur aktivitetin apo për të respektuar distancën prej 2 metër nga njëra tavolinë në tjetrën.
Nga vëzhgimi i bërë gjatë ditës së sotme në Berat,u pa se janë të shumtë qytetarët që vijojnë të neglizhojnë këshillat për të shmangur hapësirat publike dhe kafenetë.
Në rrugët e qytetit vihen re edhe të moshuarit,që janë edhe më të rrezikuarit nga virusi COVID-19. Panorama është e ngjashme në ço zonë të qytetit,ku sheh njerëz të grumbulluar në rrugë e lokale,të pashqetësuar aspak për përhapjen e virusit të rrezikshëm që qarkullon në vendin tonë dhe pjesa më e madhe e tyre pa asnjë masë mbrojtëse.
Edhe shërbimi i transportit urban është i mbipopulluar,ashtu sikurse edhe vendqëndrimet e autobusëvë,që u dezinfektuan nga bashkia dy ditë më parë.
Të mbyllura në Berat vijojnë të jenë vetëm palestrat,ambiente e mbyllura për argëtimin e fëmijëve siç janë këndet e lojërave, qendrat sportive, pishinat, qendrat kulturore sociale apo qendrat e argëtimit etj, për të frenuar përhapjen e koronavirusit, ndërkohë që ato pak biznese (Bare e lokale) që i janë bindur urdhrit të qeverisë,janë mbyllur duke vendosur edhe lajmërime në dyert e biznesit.
Sot nafta dy cent më lirë se dje
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 28-të, vëmendja në...
Begaj uron Pashkët Ortodokse: U përhaptë kudo drita e pranis...
Hungarezët votojnë – a po i vjen fundi epokës së Vikto...
57 aksidente e mbi 1800 gjoba të shqiptuara brenda 24 orëve ...
Haradinaj uron Pashkët Ortodokse: Kremtofshi në paqe, pranë ...