Vijojnë punimet për rrugën Berat–Ballaban, që po afron gjithnjë e më shumë Beratin dhe Gjirokastrën, të dy qytete të mbrojtur nga UNESCO.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamje nga ecuria e punimeve të këtij aksi strategjik që do të lidhë më ngushtë dy prej qyteteve më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore në vend.
Ai thekson se kjo rrugë 60 kilometra e gjatë nuk është vetëm një projekt infrastrukturor, por një urë për zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë lokale.
“Aktualisht është përfunduar shtresa e parë e asfaltit në segmentin Ballaban–Zhitom, ndërsa në Zhitom–Drobonik po vijon vendosja e tombinove dhe përgatitja për asfaltim.”-shkruan Rama
Rruga pritet të shkurtojë ndjeshëm kohën e udhëtimit nga Jugu drejt Beratit, duke e bërë qytetin më të aksesueshëm.
“Turizmi kulturor dhe historik merr një hov të ri: Berati bëhet më lehtësisht i aksesueshme për ata që zbresin nga Gjirokastra apo vijnë nga Greqia, duke ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e numrit të vizitorëve, zhvillimin e agroturizmit dhe gjallërimin ekonomik të zonave rurale që kjo rrugë prek dhe vice versa. Çdo turist që ka parë Beratin e ka më të lehtë rrugën drejt Jugut.”
Me përfundimin e kësaj vepre, e mbyll reagimin e tij Rama, synohet rritja e vizitorëve vendas dhe të huaj, zhvillimi i agroturizmit dhe gjallërimi i zonave rurale që përshkohen nga ky aks.
/rtsh.al/
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...