Rezidenca e ambasadorit shqiptar në Kiev është përfshirë mbrëmjen e djeshme nga sulmet ruse, teksa dëmet materiale kanë qenë të shumta.
Në videot e siguruara, ambasadori Ernal Fino ka treguar shkatërrimet e shpërthimeve.
“Ky është pasojë e sulmit me raketa dhe ja godina e banesës sime, copat e xhamit janë kudo”, tregon ai në video.
Rusia ka ndërmarrë një tjetër sulm masiv me raketa balistike dhe dronë ndaj Ukrainës, duke goditur objektiva civile.
Sipas autoriteteve shqiptare, gjatë sulmeve të natës së fundit është goditur edhe kompleksi rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Ukrainë, Ernal Filo, çka konsiderohet një përshkallëzim i rëndë i agresionit rus dhe një kërcënim serioz për personelin diplomatik.
Për fat të mirë, ambasadori shqiptar nuk është lënduar. Shqipëria e ka dënuar ashpër sulmin, duke theksuar se goditja e zonave civile dhe vënia në rrezik e diplomatëve përbën shkelje të rëndë të normave ndërkombëtare dhe një tjetër dëshmi të kostos njerëzore të luftës. /tch/
LDK kujton 24 majin 1992 dhe vlerëson Rugovën si figurë të s...
Rama: Më 26 maj në Bruksel hapim fazën përfundimtare të nego...
Hamza takon veteranin që humbi shtatë fëmijë në luftë: Përba...
Osmani e Abdixhiku mbajnë sot takim me bashkatdhetarët në Cy...
Irani: Memorandumi i mundshëm me SHBA përfshin përfundimin e...
Rezidenca në Kiev ku jetonte u shkatërrua nga sulmet ruse, f...