Pretendoi se i kishte gjetur njeriun e jetës me të cilin duhet të martohej pasi kështu kishte ai dëshirë, por përballë kundërshtimit të vajzës, një 34-vjeçar nga Devolli e ka dhunuar dhe e ka mbajtur kunatën me forcë të mbyllur në banesë, duke i bërë presion që të ndryshonte mendim.
Në këto kushte, pasi ka gjetur një mënyrë për të lajmëruar familjarët e saj dhe pas denoncimit, mëngjesin e sotëm policia e Devollit vuri në pranga 34-vjeçarin Todi Ç., me banim në fshatin Tren të Devollit. Arrestimi ndaj tij u bë pasi mbajti jashtë vullnetit brenda banesës ushtroi dhunë fizike e psikologjike ndaj kunatës së tij shtetases Sh.P., 21 vjeçe, banuese në fshatin Stravaj të Librazhdit.
E reja që ishte e dhunuar, në fakt shkoi të vizitonte motrën më të madhe që ishte martuar në fshatin Tren, por u ndesh me ofertën e papritur nga kunati i saj, që i tha se i kishte gjetur dikë me të cilin duhet të martohej patjetër.
Sakaq, edhe të afërmit t tjerë janë befasuar që 21-vjeçarja është dhunuar nga burri i motrës, vetëm se pse ajo refuzoi propozimin e tij për t’u martuar me një njeri që nuk e donte.
Kurti shpalos programin, kompani ajrore publike dhe trajnime...
Kosova ushqehet nga importi, toka bujqësore mbetet e papunua...
“Është shumë e vështirë të largohesh nga një vend si ky” – R...
QMF-të me psikologë, fizioterapeutë, logopedë e punonjës soc...
Bilall Kasami dhe Ardita Sinani pjesëmarrës në tubimin e VV-...
Fatmir Gashi i “palëkundur” nga posti i kryetari...