Me një lëvizje të papritur pak orë përpara fillimit të protestës së opozitës, Edi Rama ka vendosur që të heqë “fortesën kryesore” në godinën e kryeministrisë, atë që mbron veprën e dashur nga ai… neonat “dritë- shumë” në hyrje të godinës qeveritare.
E teksa thuajse i gjithë sheshi pranë kryeministrisë është blinduar, vepra e Philippe Parrenos ka mbetur “lakuriq”, në një orvatje për të mos i dhënë më shumë se ç’duhet arsye protestuesve për ta sulmuar. Skenari i sulmit ndodhi kur në shkurt, Rama vendosi një skelë të madhe në hyrje të godinës për të mbrojtur neonat e tij. Shumë protestues e zhveshën skelën dhe u ngjitën sipër saj në protestë, e mesa duket kryeministri ka vendosur që të lërë zbuluar veprën që kjo e fundit të mos përdoret si “tranpolinë” për dritaret e godinës.
Nga ana tjetër, siç dhe mund të shihni në fotot e mëposhte, dyert kryesore të hyrjes janë blinduar dhe veshur për të mos u parë në brendësi të kryeministrisë. Gjasat janë që nëse dikush tenton t’u afrohet atyre, popmat e ujit do të nisin “të bëjnë punën” ashtu si herën e kaluar.

Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...