Të premten Edi Rama do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Special, ku në fokus të diskutimit do të jetë kriza politike në Bjellorusi.
Rama shkon në takim si drejtues i Presidencës së Shqipërisë në OSBE dhe si një ndër propozuesit e nisjes së një dialogu mes qeverisë së Lukashenkos dhe opozitës, kur OSBE të ketë rolin e ndërmjetësuesit.
Por pavarësisht letrave zyrtare të drejtuara nga Rama në adresë të Lukashenkos, ky i fundit deri më tani ka refuzuar të bisedojë apo krijojë kanale komunikimi.
Kujtojmë se BE ashtu dhe SHBA-të, kanë pranuar që OSBE-ja të ketë rolin e dialoguesit në lidhje me shtensionimin e situatës në Bjellorusi, atje ku prej ditësh tashmë protestat anti-qeveritare nuk kanë reshtur. Kujtojmë gjithashtu se BE-ja nuk i ka njohur zgjedhjet e fundit të mbajtura në Bjellorusi.
Abdixhiku përmbylli tubimin e madh elektoral me mesazh: Le t...
Arrestohen 4 persona në veri, ushtruan presion ndaj një qyte...
Bellingham ndiqet nga klubet e mëdha angleze
Abdixhiku: Jemi një ditë dhe votë larg pagave më të larta në...
PDK përmbylli fushatën, Krasniqi e Hamza thirrje që të votoh...
Dy deputetë të Bundestagut mbështesin Vetëvendosjen