Rama të hënën në Bruksel – në agjendë janë integrimi, fondet për tërmetin dhe vaksina kundër COVID-19

08:27 | 28 Shkurt 2021

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama të hënën do të zhvillojë disa takime në Bruksel.

Kryeministri i shoqëruar edhe nga ministria e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka fillimisht do të takohen me Josep Borrel, ministër i BE për Punët e Jashtme.

Në agjendë parashikohet edhe një takim me Ursula Von der Leyen presidente e Komisionit Evropian.

Ecuria e progresit të Shqipërisë për integrimin në BE, sikurse ecuria e përdorimit të fondeve të BE për rindërtim pas tërmetit janë dy prej çështjeve në diskutim.

Kjo vizitë e kryeministrit ne Bruksel vjen pas disa qëndrimeve kritike nga Rama në adresë të BE për mënyrën e padrejtë të shpërndarjes së vaksinës anti COVID-19 nga BE dhe lënien në harresë të Ballkanit Perëndimor.

Disa ditë më parë kryeministri paralajmëroi një vizitë në vendin mik të BE i cili në dy raste ka dhuruar një sasi vaksinash për vendin tonë duke mos ia treguar emrin. /TCH/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara