Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka nisur sot një vizitë dyditore në Spanjë
Rama është pritur në takim nga kryeministri spanjoll, Pedro Sanches vetëm një ditë para pjesëmarrjes së Shqipërisë në panairin gjigand të turizmit “FITUR, Madrid”, përcjell Arbresh.info
Nesër (e mërkurë), Rama do të marrë pjesë në hapjen e Panairit Ndërkombëtar të Turizmit “FITUR 24” që do të bëhet nga Mbreti i Spanjës Felipe VI, ku do të prezantohet diversiteti i pasur turistik i Shqipërisë, si një destinacion unik për t’u promovuar e vizituar.
Gjatë pjesëmarrjes në panair, kryeministri Rama do të takohet me sipërmarrës dhe drejtues të kompanive prestigjioze botërore, si dhe përfaqësues të Organizatës Botërore të Turizmit./Arbresh.info
Trump: Nuk ka rëndësi marrëveshja, ne e kemi mposhtur atë ve...
Dështojnë negociatat SHBA-Iran, JD Vance: Ky është lajm shum...
Me sot diell dhe pjesërisht i vranët, temperaturat deri në 1...
Nesër zgjedhjet në Hungari- Sondazhet tregojnë garë të ashpë...
Ndërron jetë në QKUK, 22 vjeçari i cili u aksidentua para 6 ...
Sherri me të shtëna në Ferizaj, Buta vetëdorëzohet në polici