Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste deklaroi sot se vendi po shkon në drejtimin e duhur dhe këtë, sipas tij, e thotë Bashkimi Evropian, Komisioni Evropian dhe të gjitha organizatat prestigjioze ndërkombëtare.
Në një komunikim të drejtpërdrejt në rrjetet sociale përmes rubrikës “Sy m’sy”, Rama iu përgjigj atyre që kanë reaguar pas sondazheve të fundit lidhur me zgjedhjet e 11 majit, duke i cilësuar si të pavërteta dhe manipulime.
“Bashkimi Evropian, Komisioni Evropian dhe të gjitha organizatat ndërkombëtare, ato që vlerësojnë financat e vendit, luftën kundër korrupsionit, administratën publike, si shpjegohet që të tëra këto japin konkluzione në drejtimin e duhur. Budallenj janë edhe ata? Sajoni dhe pastaj sajesat i ktheni në lajme, lajmet i bëni komente dhe komentet i bëni të vërteta, pastaj habiteni pse populli voton komplet të kundërtën e asaj që thoni”, u shpreh Rama.
Ndërsa i cilësoi komentet shfaqje inatesh e mllefesh të verbra, Rama u kujtoi se populli shqiptar është i mençur dhe nëse do të kishte kampionat botëror për politikë do shpallej kampion bote.
Rama theksoi se këta çdo ditë u tregojnë shqiptarëve akuza, shpifje, sharje ekstrem, e zi nga të katër anët./atsh
Çfarë kanë të veçantë njerëzit e lindur në muajin dhjetor?
SHBA dhe Ukraina diskutojnë për armëpushimin, para samitit e...
Parashikimi i motit për të dielën
Aksident i rëndë trafiku në autostradën Gostivar–Tetovë, tet...
Trepça triumfon bindshëm në Therandë, fitore edhe për Borën
Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 40-vjeçari