Kryeministri shqiptar Edi Rama, i shoqëruar nga kryebashkiaku i Dibrës, Muharrem Rama, ndanë sot kafen e mëngjesit me një grup qytetarësh dibranë, në një bisedë të hapur për jetën e përditshme dhe problematikat e qytetit. Ata i shprehën kryeministrit problemet më madhore të tyre.
Kreu i qeverise nënvizoi se falë projekteve të reja të bashkisë dhe bashkëpunimit qeveri-pushtet vendor, do të mbyllet gangrena në infrastrukturën rrugore të cilën komuniteti ende e vuan. Ndër to, më e rëndësishme është edhe Rruga e Arbrit, tha kryeministri, e premtuar nga shumë qeveri të mëparshme, por që nuk u bë realitet, dhe që do të nise punimet në shtator, transmeton atsh.
“Këtë javë, Ministria e Financave do të japë dakortësine për skemën financiare të Rrugës së Arbrit. Kompania që e ka bërë projektin është paraqitur me një propozim, është bërë verifikimi i projektit dhe me të marrë miratimin, hapet gara. Që të mos flas në mënyrë strikte, pasi procedurat gjithmonë kanë ndonjë vonesë, nga shtatori fillojmë Rrugën e Arbrit dhe i japim fund kësaj historie”, u shpreh Kryeministri Rama, raportojnë mediat në Shqipëri.
Atalanta përmbys Dortmundin, kalon në 1/8 e finales
Ndalohen dy persona për mashtrim me një pronë në Veternik
Vizita zyrtare në Prishtinë, Spiropali konfirmon mbështetjen...
Ankesa e Benficas, UEFA merr vendimin për Prestiannin
OVL-UÇK takohet me Spiropalin, kërkohet mobilizim mbarëkombë...
Përleshja mes dy kirurgëve të QKUK-së, reagon njëri prej tyr...