Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama reagoi sot, duke e cilësuar koalicionin e Partisë Demokratike me 25 parti të tjera për zgjedhjet parlamentare të 11 majit si “Fronti i Noc Rrokut”.
“Fronti i Noc Rrokut”, shkruan Rama teksa ndau një video me 4 bufë, ku dëgjohet kreu i PD, Sali Berisha.
Më herët, Rama gjatë rubrikës “Sy më Sy”, u shpreh se PD sot së është një kënetë me një buf dhe gjithëfarësoj speciesh.
“Prisni kur t’ju shfaqet lista e deputetëve dhe shihni pak atë listën e mbyllur. Aty m’u përqendroni. Ajo lista e mbyllur e “kënetës” është me speciet më të ulëta të politikës, të faunës politike, prapë aty do t’i kemi thotë “këneta””, tha Rama.
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...