Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njoftoi se në çdo cep të qarkut të Gjirokastrës, ekipet e bashkisë dhe emergjencave civile po punojnë me të gjitha mjetet dhe kapacitetet njerëzore për të rikthyer normalitetin pas reshjeve të dendura që shkaktuan daljen e përroit nga shtrati.
Rama ndau sot pamje nga puna në terren për minimizimin e pasojave, ku ishin gjithashtu ministrja e Arsimit dhe drejtuese politike e PS-së në këtë qark, Mirela Kumbaro, si dhe kryebashkiaku i Gjirokastrës, Flamur Golemi.
Qarku i Gjirokastrës u përball ditët e fundit me problematika të shumta nga moti i keq dhe reshjet intensive të shiut. Gjatë mbrëmjes së së martës, përroi i Ficos në qytet doli nga shtrati, duke shkaktuar përmbytje dhe duke sjellë sasi të mëdha inertes në rrugë dhe zona të ndryshme të qytetit./ATSH
Orbán nuk do të marrë pjesë në samitin e tij të fundit të BE...
Rriten çmimet e biletave, Stacioni i Autobusëve del me njoft...
Shtëpia e Bardhë mohon se ShBA-ja ka kërkuar zgjatje të armë...
Luis Enrique “makthi” i skuadrave angleze në Lig...
ShBA: Asnjë anije nuk ka kaluar bllokadën në 48 orët e para
Konfirmohet rasti i parë i lisë së deleve/dhive në Kosovë