Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi se as për Sali Berishën nuk do të pranonte arrestimin, nëse do të kishte prova si ato që u sollën për Tahirin.
“As për Saliun nuk do pranonim arrestimin, nëse provat do të ishin si ato që u sollën për Tahirin”, u shpreh Rama në emisionin “360 gradë”.
Rama deklaroi se për Tahirin nuk ka hetim ndërkombëtar, por vetëm një hetim të brendshëm, dhe ato që u sollën për të provuar akuzat ndaj Tahirit se bashkëpunonte në trafikun e drogës, nuk ishin prova.
“Unë di që ish-ministri i Brendshëm është në hetim. Ka një hetim në Shqipëri, jo në Itali. Për sa kohë që hetimi nuk ka dhënë këtë rezultat dhe gjykimi nuk ka dhënë këtë rezultat, unë i kam besuar Tahirit dhe vijoj t’i besoj deri kur të dali me fakte dhe nëse do ketë gjykim për Tahirin”, ka thënë ai.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...