Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë të shtunën se nga sot nis zbatimi i reformës në drejtësi duke paralajmëruar gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar se i kanë orët e numëruara.
Ai këto komente i bëri pas seancës së jashtëzakonshme për votimin e anëtarëve të institucioneve që do të bëjnë rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë.
“Jam shumë i lehtësuar sot, sepse të gjitha pengesat e natyrshme apo artificiale u kapërcyen. U provua se diçka që i vjen koha nuk ka forcë e ndal. Nga sot fillon zbatimi i reformës. Orët për gjykatësit e prokurorët e korruptuar janë të numëruara”, ka thënë Rama.
Kryeministri ripërsëriti ndjesën për deklaratën në lidhje me policinë.
“Qëllimi im nuk ishte që të turrja policinë në zgjedhje, por pavarësisht se cili ishte qëllimi im, unë gabova dhe për këtë kërkoj ndjesë dhe kaq”, deklaroi ai.
Rama tha se fushata është e qetë, por që ka vetëm një fakt që ai e quajti “të çuditshëm”.
“Ajo që e ka bërë të çuditshme këtë fushatë është futja e presidentit të zgjedhur në fushatë, por unë nuk dua të merrem me këtë”, ka thënë ai.
E rëndë në Fushë-Krujë, kunati vret me armë zjarri kunatin
KEDS tregon cilat zona do të mbesin pa rrymë nesër për shkak...
Irani ka dy kushte që duhet plotësuar ShBA-ja nëse do të ulë...
Votohet në parim Ligji për çmimet tavan
Hamza: S’mund të ulet çmimi kur rritet kostoja e prodhimit, ...
ZRRE publikon raportet konsultative për të hyrat maksimale t...