Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë të enjte, rubrikën “Sy më Sy” me ndjekësit e tij në Facebook. Rama u shpreh se më 16 maj Tirana do të jetë sërish epiqendra e politikës europiane.
“Në 16 maj Tirana epiqendra e politikës europiane dhe në një moment historik për Europën ku janë shumë tema që janë ndërthurur në tryezën e vendimmarrjes dhe ku Europa duhet t’i japë përgjigje disa pyetjeve lidhur me sigurinë, rritjen ekonomike, lidhur me mjetet për zbutjen e kostove gjithmonë e më në rritje të jetesës. Të gjitha këto do të diskutohen në Shqipëri. Ku do të vijë në takimin e tij të parë edhe kancelari i ri i Gjermanisë. Shqipëria do të jetë në vëmendjen e të gjithë botës. Do të jetë një tjetër moment i forcimit të imazhit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Do të jetë edhe një moment promovimi i Shqipërisë turistike. Sepse atë ditë do jetë në ekranet e të gjithë botës. Jemi shumë krenar që kemi promovim të dyfishtë në sport dhe në politikë. Por duhet të kuptojmë të gjithë që kjo Shqipëri duhet të hyjë në BE. Të mbyllim përfundimisht hendekun e krijuar ndër shekuj me Europën dhe duhet të jetë anëtare e BE. Kjo është e sigurt. Jam shumë optimist, sepse në këto 100 metra të fundit drejt finishit, por rritet adrenalina dhe energjia e përgjithshme politike”, tha Rama.
Haziri: Oferta e Kurtit ishte votoni Glaukun, hyni në Qeveri
“Pak magji”, Klodi tregon se po kalon kohë në Shqipëri
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgji...
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...