Në takimin e zhvilluar me gratë dhe vajzat nga i gjithë vendi në ditën ndërkombëtare të Gruas, Rama u ndal edhe tek procesi i integrimit europian.
Rama u shpreh se skuadra e PS është e vendosur për të ecur përpara dhe se pjesë e saj janë burra e gra luftëtare.
Duke folur në lidhje me listat e PS për zgjedhjet e 11 majit, ai u shpreh se në listat e mbyllura do të përfshihen të rinj e të reja, gra.
“Në 11 maj Shqipëria ka një sfidë, sfidën për të mos u humbur. Për herë të parë mundësia për t’u bërë pjesë e familjes europiane është në duart tona. Në këtë sfidë ku po përgatitemi në fushën e betejës elektorale. Kur gjithë të tjerë kanë grumbulluar rraqet mashkullore të Shqipërisë, ku e vetmja gjë shoh mustaqet e Kujtim Gjuzit, ne do kemi një qasje tjetër. Ne burrat ata që kanë marrë nga PS mandate do t’i hedhim në fushë që të meritojnë mandate, ndërsa gratë do ti ndajmë në ato që do të jenë nikoqiret e këtij procesi në katër vitet e ardhshme dhe më pas vajzat që do jenë pjesë e listave të hapura. Në listat e mbyllura do kemi djem vajza, gra që janë forca e të resë, e një Shqipërisë që shikon përtej 2030”, tha Rama./abcnews/
Zelensky sytë kah Evropa pasi bisedimet SHBA-Ukrainë përfund...
Pa fitues në kryeqytet, Prishtina dhe Ferizaj ndajnë pikët
Numri 129 për AAK-në, Haradinaj: Të renditur e në rresht si ...
VV: 116 është numri i fitores edhe më të madhe që na duhet d...
KQZ tërheq shortin, këta janë numrat e partive për zgjedhjet...
Agjencia e OKB-së: Mburoja në Çernobil kundër rrezatimit “hu...