Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar takimin e mbajtur sot të Edi Ramës me punonjësit e Bashkisë së Tiranës, në sheshin Skënderbej.
Sipas Berishës ky nuk ishte takim, por miting që sipas tij u bë për të mbrojtur vjedhjen.
“Në rast se ktheheni dy javët e fundit, është seriali real më i jashtëzakonshëm i Narcos-it, por tashmë i zhvilluar jo në skenat e Hollivudit, por i zhvilluar në pallatet e pushtetit të Tiranës, në rrugët e këtij qyteti. Një javë më parë rethonte për të rrahur gjykatësit, për t’i marrë peng. Sot, organizojnë miting, për çfarë?
Për të mbrojtur vjedhjen, që vetëm një garderobë arrinte sa e Asadit. Dhe ky është vetëm aspekti, absolutisht më i vogël. Çfarë ishte mitingu i sotëm? Ai ka shumë lexime, në shumë plane. Por në një plan ishte mbrojtja, avokatia publike e narkosve, të garderobës të Lajla Asadit të Shqipërisë, ishte mbrojtja e vjedhjeve nëpërmjet kompanive, të cilat së bashku s’bëjnë as 1/6 e atyre që Edi Rama ka vjedhur bashkë me Erion Veliajn në djegësat, me 5D dhe në shumë e shumë afera të tjera të përbashkëta”, tha ai./tch
LEXO EDHE:
Rama: Jam gati të dorëzohem, kam bërë korrupsion kur shemba ndërtesat te Lana
Zemaj: LDK ka shumë emra meritorë për president, për Vjosa O...
Izraeli sulmon televizionin shtetëror në Teheran
Çuni i LDK-së: Se a e meriton Vjosa Osmani edhe një mandat d...
Haxhiu falënderon Finlandën për mbështetjen në shtetndërtim
Grupi Parlamentar i LDK-së mblidhet në seli
Gjykata e Posaçme cakton seancën e parë për Erion Veliajn