Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbajtur takim me punonjësit e bashkisë së Tiranës sot në sheshin “Skënderbej”.
Para tyre, Rama me ironi ka thënë se ka bërë edhe ai korrupsion.
Rama tha se kundërshtarët e tij politik nuk e imagjinojnë dot që ka njerëz që nuk marrin lekë për leje ndërtimi, por kërkojnë nga ndërtuesit të mbjellin pemë, ose të pastrojnë qytetin apo të kryejnë të tjera shërbimi në të mirë të komunitetit.
Rama ndau një episod nga koha kur ai drejtonte bashkinë e Tiranës, kur tha se për të shembur ndërtesat që ishin buzë Lanës dhe për të pastruar rrënojat, ndërtuesve që kishit fituar leje ndërtimi në bazë të kritereve që kishin përmbushur sipas ligjit, u kërkoi që t’i shembin dhe pastronin ato… përndryshe nuk do të merrnin leje.
“Nuk ua rrok truri se mund të ekzistojnë njerëz që nuk marrin lekë për leje ndërtimi por ama u kërkojnë bizneseve pemë për leje ndërtimi. Ato ndërtimet që u prishën në Lanë atëherë, e dini si janë prishur dhe si është pastruar një sasi rrënojash që kapi volumin 138 mijë ton beton?”, tha Rama.
“Janë prishur me korrupsion! Kam bërë unë korrupsion. I kam thirrur ndërtuesit në zyrë dhe u kam thënë ‘ore naj lek për lejen e ndërtimit keni dhënë, më thanë jo, jo, jo… Po mirë më dini budalla mua që merrni leje ju dhe nuk jepni asgjë? Atëherë i thash ka ardhur koha që t’i paguani ryshfetin qytetarëve të Tiranës’, ua ndava me çova segmentin e Lanës dhe u thash ‘merrni buldozerët tuaj, naftën tuaj dhe shkoni prishini se për ndryshe nuk merrni më leje ndërtimi’”, u shpreh Rama
“Dhe në vijën logjike të një sërë hetimeve intensive jam gati të dorëzohem para drejtësisë! E kam bërë këtë shumë here madje, por ata që dje në çdo pallat të ri shikonin përqindje për leje ndërtimi dhe kur u thash që s’ka bir k*rve dhe nënë që të dali dhe të thotë mua që me ka marrë lekë, më nxorën një burrë që më ka kërkuar falje 34 herë dhe unë e kam falur 38 herë por ai vazhdon me kërkon falje….”, tha Rama.
Emir Azemi i PDK-së i ofron stilolaps me stemën e Kosovës as...
Serwer: Serbia mbetet burimi kryesor i destabilizimit në Bal...
Millan Radojeviq betohet si kryetar i ri i Mitrovicës së Ver...
Betohet edhe kryetari i ri i Graçanicës, Novak Zhiviq
Millosh Peroviq betohet si kryetar i ri i Zubin-Potokut
Gjykata refuzon kërkesën e Besim Kelmendit për masën e sigur...