Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ftoi qytetarët që t’i bashkohen aktivitetit “Zâ Fest” në Shkodër që do të mbahet nga 18-20 Korrik.
“ZA Fest” është një krijim artistik i kantautorit të njohur Vlashent Sata.
Ai vjen këtë vit me edicionin e tij të tetë.
Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale një video informuese mbi këtë aktivitet artistik ku përgjatë 3 netëve do të perfomojnë artistë shqiptarë e të huaj.
“ZA Fest” synon promovimin e traditës, vlerave dhe kulturës së Shkodrës.
Më herët ky festival është zhvilluar edhe në Theth, duke tërhequr një numër të madh vizitorësh.
Kësaj here vëmendja mbetet brenda qytetit të Shkodrës, e sidomos te kalaja e famshme e Rozafës.
/ rtsh.al /
Kurti merr pjesë në themelimin e Gardës për Mbrojtjen e Naty...
Mblidhen sot tri komisione parlamentare
Përurohet transformimi i Klinikës së Kardiologjisë, marrinë ...
JD Vance konfirmohet se nuk do të udhëtojë drejt Pakistanit ...
Moti sot me diell, vranësira dhe riga shiu
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja