Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u vu përballë pyetjes se pse premton hyrjen e Shqipërisë në Bashkimin Europian, kur nuk është në dorën e qeverisë shqiptare.
Rama iu përgjigj pyetjes së adresuar nga panelistët dhe moderatorja Grida Duma dhe sipas tij, të gjitha vendet anëtarë të Unionit kanë shprehur mbështetjen për Shqipërinë.
“BE ka vendosur të hape derën, na kanë vënë përpara mbi 250 mijë faqe dhe na thonë jemi gati me hu t’i mbyllim këto negociata brenda 2027 që Shqipëria të përparojë dhe t’i zbatojë dhe në fund të 2027 të thonë ne e mbaruam. Unë po them duhet të mobilizohemi që këtë gjë ta bëjmë. Të mbarosh negociatat, është dhënë mbështetja nga gjitha vendet anëtare”, tha Rama.
Rama tha se besimi te Shqipëria është rritur dhe të gjitha kushtet e vendosura nga BE do të plotësohen në mënyrë që negociatat të mbyllen brenda 2027-tës.
“Ka shumë besim te Shqipëria, shumë respekt, vlerësim për Shqipërinë, jo pëe flamurin kuqezi, por Shqipërinë që ata njohin dhe takojnë. Me këto parametra japin mbështetje. Kalendari i ka të ndara dhe ideja është të mbyllen të gjitha brenda 2027. Mbështetja është absolute janë të gjithë në një linjë”, tha Rama./Top Channel/
Pse na shtohet dëshira për ushqim gjatë dimrit?
Liverpooli ka një zëvendësues të gatshëm për Salahun –...
I akuzuari për vrasjen e Charlie Kirk paraqitet për herë të ...
Habit sondazhi i Politico: Trump, njeriu më i fuqishëm në Ev...
Katër të arrestuar në Vlorë për pengmarrjen e një kosovari, ...
Android tani ka mundësinë e ndarjes së video live me shërbim...