Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u bëri sot thirrje qytetarëve që më 11 maj të votojnë Partinë Socialiste, duke theksuar nevojën për t’u shkëputur nga e shkuara dhe për t’u bashkuar me projektin e Shqipërisë 2030 në Bashkimin Europian.
Në deklaratën e tij, Rama iu referua edhe çështjes së lobimit prej 6 milionë dollarësh nga PD në SHBA, duke e quajtur një “njollë të thellë” mbi figurat që, sipas tij, kanë dalë nga “kënetat e vjetra të politikës”.
Ai theksoi se vetëm përmes një angazhimi të qartë qytetar dhe përkrahjes për Partinë Socialiste, Shqipëria mund të ecë me ritëm të plotë drejt integrimit europian.
“Voto 5, e nëse je demokrat i vërtetë, braktise kënetën (nga dolën plot 6 milionë $ “patriotësh” në Amerikë, për të pastruar me një kontratë në shkelje të çdo ligji të Shqipërisë, një damkë që mesa duket qenkej ca më e thellë se sa përralla e Foltores së Bufit) dhe bashkohu me rrugën e Shqipërisë 2030 në Bashkimin Europian”, tha Rama./atsh.al
Homazhet në Kuvend për Qosjen, Kurti nderon akademikun
KRU: Konsumatorët me borxhe të papaguara rrezikojnë shkyçje ...
Kurti për Eliot Engel: Njihte të drejtën historike të Kosovë...
Endrit Thaçi uron babain për ditëlindje: Na mungon çdo ditë,...
Homazhet për Qosjen, Osmani nënshkruhet në Librin e Zisë
Hamza uron Hashim Thaçin për ditëlindje: Na ke munguar shumë...