Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nuk ka pranuar ta thotë asnjë fjalë për pakënaqësitë që kanë shprehur liderët e Kosovës, për taksën e lartë të Rrugës së Kombit.
Pavarësisht insistimit të gazetarit në emisionin Opinion, Rama ka thënë “nuk pranoj të flas”.
Por, kryeministri i Shqipërisë po mendon se kjo taksë nuk ndikon në turistët që vijnë çdo ditë nga Shqipëria në Kosovë, trasnmeton lajmi.net
“Nuk dua të bëj diskutime për këtë, për arsye të thjeshtë pasi s’dua të hap debate mbi diçka që është ndryshe nga sa thuhet. S’dua të komentoj. Nuk është çudi nëse edhe Kosova vendos taksë”, tha Rama, transmeton lajmi.net.
Ai ka theksuar se kjo taksë nuk ndikon negativisht me Kosovën.
“Ndikim negative? 0. Si mund të ketë impakt negativ. Nuk besoj se ka patriot shqiptar të Kosovës që thotë se nuk jam duke thënë këto para Shqipërisë, e po ua jap serbëve, grekëve”, tha lideri i Shqipërisë.
Për taksën e Rrugës së Kombit, lideri i Shqipërisë e pranoi se ka gabuar.
Por vetëm në raport me kuksianët.
Ka vazhduar të thotë se për të tjerët taksa është normale.
Rritet dogana për makinat e përdorura në Shqipëri, tarifat e...
Tre të lënduar nga aksidenti mes dy veturash në Vushtrri
Ushtria izraelite thotë se vrau një anëtar të Forcës Quds të...
Ambasadori francez: Kosovës i duhet qeveri me të cilën mund ...
Drita njofton mbylljen e bashkëpunimit me Derrick Bonsu
Ish-krerët e UÇK-së në Hagë u shprehin ngushëllime familjes ...