Rama: 15,837 fëmijë të lindur në pesë muajt e parë të vitit, kanë përfituar bonusa

08:18 | 8 Qershor 2021

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama për mes një postimi në facebook ka paralajmëruar se 15,837 fëmijë të lindur në pesë muajt e parë të vitit, kanë përfituar bonusin e bebes, shkruan arbresh.info.

Tutje Rama përmendi edhe mbështetjen e 88 mijë familjeve me nga 40.000 lekë për fëmijën e parë, 80,000 për fëmijën e dytë dhe 120,000 lekë për fëmijën e tretë.

Postimi i plotë:

MIRËMËNGJES

dhe me lajmin e bukur se 15,837 fëmijë të lindur në pesë muajt e parë të vitit, kanë përfituar bonusin e bebes, e me kënaqësinë që deri tani kemi mbështetur mbi 88 mijë familje me 40,000 lekë për fëmijën e parë, 80,000 për fëmijën e dytë dhe 120,000 lekë për fëmijën e tretë, ju uroj një ditë të qetë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara