Parlamenti ka rrëzuar këtë mbrëmje dekretin e Presidentit Ilir Meta i cili ktheu pak ditë më parë buxhetin e shtetit për vitin 2019, në mënyrë që t’i lihej e hapur mundësia qeverisë që të reflektonte mbi njërën nga pikat e panegociueshme të studentëve në protestë, shtimin e buxhetit për arsimin e lartë.
Parlamenti ka votuar kundër dekretit të Presidentit me 76 vota kundër. 22 deputetë të opozitës kanë votuar pro dekretit të Presidentit, kartona këto të pamjaftueshëm për të mbajtur të hapur diskutimet për buxhetin e shtetit.
Me këtë akt, qeveria i ka treguar në mënyrë të drejtpërdrejtë studentëve se mbase është e aftë të plotësojë pikat e kërkuara prej tyre, por sërish nuk ka ndërmend të bëjë asnjë lloj lëshimi kur fjala vjen për të bërë diçka praktike, ndryshimin e buxhetit për ta çuar arkën e arsimit të lartë në 5% të GDP-së.

Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...