Qëllohet me armë zjarri shqiptari në mes të Athinës

01:17 | 27 Shkurt 2021

Një shqiptar është qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të premteje në Athinë. Atentati ndodhi rreth orës 20:00 në sheshin Attiki.

Si pasojë e të shtënave me armë, shqiptari, identiteti i të cilit ende nuk dihet, ka mbetur i plagosur.

Mediat greke raportojnë se menjëherë pas atentatit dy persona të armatosur kanë hyrë në një taksi dhe nën kërcënimin e një arme, detyruan shoferin t’i çonte në stacionin Larisa, ku më pas u larguan me vrap. Mirëpo, ata kanë lënë në taksi armën. Shqiptari, sipas mediave greke, u qëllua nga një makinë.

Policia po përpiqet të marrë një deklaratë nga shoferi i taksisë, i cili aktualisht nuk është në gjendje të shpjegojë saktësisht se çfarë ka ndodhur.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara